Deputetët votojnë pro vendimit për sigurimin e buxhetit për muajin mars
Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të shtyhen ndarjet buxhetore për vitin 2020.
Bislimi është shprehur se shtyerja e ndarjes buxhetore për 2 muaj, janar dhe shkurt ka qenë e pamjaftueshme.
“Në këtë mbledhje të Kuvendit paraqes kërkesen për zgjatjen en darjeve buxhetore edhe për muajin mars në mënyrë që të sigurojmë kryerjen e obligimeve deri në miratimin e buxhetit.Ministria e Financave në përcaktim me ligjin, pasi është plotësuar kushti ligjor ka bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore për dy muajt e parë të vitit 2020. Mirëpo tani kjo ka mjaftuar vetëm për mbulimin e shpenzimeve vetëm deri më 28 shkurt. Ne kemi konstatuar se zgjatja e ndarjeve buxhetore për 2 muaj nuk ka qenë e mjaftueshme për plotësimin e nevojave për disa kategori. Kjo zgjatje buxhetore do të vlejë deri në hyrjen në fuqi të ligjit për buxhetin deri në vitin 2020”, tha Bislimi në Kuvend.
Kërkesa e ministrit të Financave është aprovuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga 100 deputetë sa janë në sallë, 100 kanë votuar pro këtij propozim-vendimi të Qeverisë së Kosovës./FaktePlus