Deputetët nxisin Johnson për një Brexit me marrëveshje
“Ne duam një marrëveshje pragmatike që të besojmë se mund të kërkojë maxhorancën në parlament dhe që mund të nisë të bashkojë vendin tonë tepër të përçarë”, tha laburisti Stephen Kinnock.
Konservatorët pro Brexit e nxitën Johnsonin të mos e marrë në konsideratë ligjin e ri, që në teori parandalon Brexit-in pa marrëveshje më 31 tetor.
Johnson këmbëngul se Britania duhet të largohet nga BE ashtu sikurse është parashikuar, më 31 tetor, me ose pa një marrëveshje largimi.
Johnson u shpreh se negociatat me Brukselin po bëjnë përparime dhe se do të parapëlqente të arrinin një marrëveshje, por deputetët britanikë dhe zyrtarët e BE-së dyshojnë në seriozitetin e tij në kërkimin e një marrëveshjeje.