Deputetët e VV-së dhe PDK-së kapen për renditjen e partive
Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba dhe deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu janë përplasur për subjektet e tyre.
Zyba ka thënë se sipas të gjitha sondazheve, Partia Demokratike e Kosovës nuk del si një tri partitë e para nga Kosova.
“PDK nuk është as partia e parë, as e dyta, as e treta. Është parti e katërt dhe nuk flasim për subjekte të vogla” , ka thënë Zyba në frontal.
Ndërkaq Musliu thotë se partisë së saj renditjen ia jep vetëm elektorati i saj, e që sic shprehet deputetja, nuk e kanë zhgënjyer asnjëherë.
“PDK rëndësinë e rënditjes tabelare ia kushton vec elektoratit të saj”, ka thënë Musliu.
Deputetja thotë se PDK po shkon në zgjedhje shumë e relaksuar dhe se është e sigurt se do t’i fitojnë ato.
“PDK asnjhëerë nuk ka shkuar asnjëherë më e relaksuar në zgjedhje se deri më tash. Kryeministër do të jetë Kadri Veseli”, është shprehur Musliu.
Ajo tutje ka thënë se VV ka shkaktuar armiq të brendshëm e ka linçuar njerëz që ishin brenda subjektit.
“Të gjithë deputeteve iu keni bërë linçime, i keni sjellë para një situate të vështirë. Të gjithë ata që kanë dalë nga VV”.