Depiuteti i VV-së: Shteti po minohet nga disa profiterë politikë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka adresuar akuza të rënda ndaj ish-ministrit të Punëve e të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.
Ai tha se LDK-ja për t’ia ruajtur karrigen atij, po dëshiron të shkaktojë Kosovës dëme prej shtatë milionë eurosh për zgjedhje të reja.
Bulliqi duke aluduar në Veliun tha se ky është i sëmurë për pushtet.
“Shteti po minohet nga të zgjedhurit e popullit. Më mirë me thanë nga disa profiterë politikë që s’kanë pasur guximin për të dal në zgjedhje. Por fatkeqësisht kanë kapur partitë e tyre politike për te realizuar interesat personale se të tillë kanë qenë gjithherë…të tillët po tentojnë që shtetit të Kosovës ti shkaktojnë një dëm prej 7 milionë euro vetëm për të ruajtur një karrigen e një individi i cili është i sëmur për pushtet”, tha ai.
Krahas kësaj, Bulliqi në seancën që është duke u mbajtur për rrëzimin e Qeverisë Kurti tha se asgjë nuk mund të ndal rritjen e partisë së tij.
“Mund të rrëzoni qeverinë edhe të vononi Kosovën në rend, rregull dhe ligj. Por ju nuk mundeni të ndalni rritjen e VV-së dhe fitoren e madhe që pashmangshëm do të vijë”, tha ai.