Departamenti i Shtetit: Përfundon afati 30-ditor, Kosova mund t’i blejë ‘Javelinët’
Kosova mund t’i nisë procedurat për blerjen e raketave anti-tank ‘Javelin’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot ka përfunduar afati 30-ditor i njoftimit të Kongresit të ShBA-ve rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank, një procedurë kjo që parashihet me legjislacionin në fuqi në ShBA për shitjen e armatimit për shtetet e huaja.
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë për Gazetën Express se tashmë çështja i takon Kosovës që të vendos lidhur me planet e tyre të ardhshme sa i përket blerjes së Javelin nga SHBA.
DASH e kishte njoftuar Kongresin më 11 janar lidhur me kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin.
Ka qenë ambasadori amerikan në Beograd, Christiopher Hill, i cili i ka treguar presidentit serb Aleksander Vuciq për kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin.