Denoncim publik për marketin ‘Viva Fresh Store’: Frigoriferët kundërmonin erë myku dhe mishi të prishur
Një qytetare nga Prishtina me emrin Kaltrina Zhushi e ka denoncuar publikisht rrjetin e supermarketeve “Viva Fresh Store”, konkretisht pikën në lagjen “Bregu i Diellit”, për parregullsi të shumta si mosrespektim i masave kundër COVID-19 por edhe për papastërti tek sektori i mishin dhe bulmetit.
Sipas saj, në market vinte era ushqim i prishur dhe myk. Ajo ka thënë se për këtë është ankuar edhe tek përgjegjësit e ndërrimit, por edhe tek Inspektorati i Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Kam hase në do parregullsi serioze, të patolerueshme e që e rrezikojnë shëndetin e secilit prej nesh: Frigoriferët në sektorin e produkteve të qumështit ishin tejet të papastër, kundërmonin tmerrësisht shumë dhe kishte mbetje ushqimore nëpër frigoriferë. Dukej që ata frigoriferë herë ngrijnë e herë jo – pra, produktet munden me u prishë lehtë. Frigoriferët/frizat e paraparë për produktet e mishit e peshkut ishin të hapur, të shkrirë, jo të ftohtë dhe vinte era ushqim i prishur e myk|, ka shkruar Zhushi në Facebook.
Ajo ka bërë apel te qytetarët që të kenë shumë kujdes me afatet e produkteve ushqimore.
Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
Shoke e shoqe,
Deshta kondo qe jeton ne Breg te Diellit e blene ne Viva Fresh Store qe eshte afer banesave Ontex (prapa shkolles “Ismail Qemali”) me e njoftu per disa parregullsi qe i hasa sot gjate blerjeve javore ne kete market.
Kam hase ne do parregullsi serioze, te patolerushme e qe e rrezikojne shendetin e secilit prej nesh:
- Frigoriferet ne sektorin e produkteve te qumeshtit ishin tejet te papaster, kundermonin tmerresisht shume dhe kishte mbetje ushqimore neper frigorifere. Dukej qe ata frigorifere here ngrijne e here jo – pra, produktet munden me u prishe lehte.
- Frigoriferet/frizat e parapare per produktet e mishit e peshkut ishin te hapur, te shkrire, jo te ftohte dhe vinte era ushqim i prishur e myk.
Sikur mos me mjaftu keto gjana, pat edhe parregullsi e mos-respektim te udhezimeve per parandalimin e perhapjes se virusit:
- Asnje konsumatori nuk ju kerkua as maske e as doreza gjate blerjeve ne market – poashtu distanca prej 1 metre nuk respektohej aspak.
- Shumica e punetoreve/sektoristeve dhe arkatareve nuk kishin as doreza e as maska.
Keto ankesa, per higjiene dhe mirembajtje une e nana kerkum me i drejtu te menagjeri/ja – pas shume hezitimeve, erdhi pergjegjesja e ndrrimit, i tregum per shqetesimin dhe parregullsite, por si duket kerkush nuk na morri seriozisht e bile e lujshin edhe sherr budallen.
Ne paralajmerum se do ta therrasim inspektoratin – por, me gjase nuk u shqetesun per ankesat tona.
Une thirra ne Inspektorat te Ushqimit e Veterinarise, u ankova e madje m’detyrune edhe email me dergu (gja qe e bona).
Megjithate, mendova qe osht mire me perhape fjale per kujdes gjate blerjeve. Mos hezitoni me u anku, me lype pergjegjesi per keto shperfillje qe na kushtojne me shendet e pare!!
Boni shume kujdes me afatet e produkteve ushqimore, por edhe kqyrni mire se ne cfare kushte po ju ofrohen ato produkte.