Dënohet me burg pasi publikoi fotografi të një togeri serb bashkë Ramush Haradinaj
Një person me shtetësi serbe me qëllim për ta shqetësuar një toger të Forcës së Sigurisë së Kosovës po ashtu me shtetësisë serbe, e ka kërcënuar duke i publikuar fotografi të ish-kryeministrit dhe njëherit edhe ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Por për këtë person tashmë Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar dënimin prej një muaj burgim ndaj kërcënuesit.
Vendim ky që erdhi pasi që në paraditen e sotme, Gjykata Themelore në Gjilan ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për veprën penale ngacmim, shkruan FaktePlus.
I pandehuri nuk ishte mjaftuar vetëm me publikimin e fotografive. Pas këtij publikimi i njëjti ka pranuar mesazhe kërcënuese, fyese dhe degraduese për integritetin e tij dhe të familjes, duke u linçuar publikisht nga persona të ndryshëm përmes rrjetit social.
Gjykata Themelore në Gjilan, njofton se i pandehuri dyshohet të këtë kryer vepër penale “ngacmim”, sipas nenit 182 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Një muaj paraburgim për veprën penale “ngacmim” Gjilan – 05.06.2020
– Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit D. P. I pandehuri D. P. (serb), duke dashur të shqetësoj të dëmtuarin Z. S. (serb), Toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes rrjetit social Facebook, publikon fotografi të ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj me uniformë ushtarake, si dhe uniformë dhe flamuj të FSK-së, ku pas këtij publikimi i njëjti ka pranuar mesazhe kërcënuese, fyese dhe degraduese për integritetin e tij dhe të familjes, duke u linçuar publikisht nga persona të ndryshëm përmes rrjetit social.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “ngacmimi” nga neni 182 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme dhe papërshtatshme Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.