Dënohet me burg ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në SHBA
Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në New York, Albert Veliu është dënuar me nëntë vjet burgim për trafikim me armë dhe pastrim parash, raporton New York Daily News.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se Veliu është dënuar të enjten nga Gjykata Federale e Brooklynit, transmeton Koha.net.
37 vjeçari, ishte kapur në proces në gusht 2017, kur u përpoq të organizonte shitjen e një duzine të armëve AK-47 dhe një raketë – municione që i quajti “atlete”. Derisa ai bëri shpëlarje të 800 mijë dollarëve.
“Jam shumë i turpëruar”, ka thënë Veliu në Gjykatë. “Është një vendim për të cilin do të pendohem për pjesën tjetër të ditëve të mia”.
Veliu mburrej se puna e tij në konsullatë dhe siguria e dobët e aeroportit që kishte, i lejoi të kontrabandonte me lehtësi./FaktePlus