Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Kryeprokurori i Shtetit kërkon të merren masa
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka kërkuar Prokurorisë Themelore ta rishqyrtojë rastin e dhunimit të 15-vjeçareje, për të cilin një person i dyshuar është dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit thuhet se është kërkuar të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka kërkuar Prokurorisë Themelore ta rishqyrtojë rastin e dhunimit të 15-vjeçares, për të cilin një person i dyshuar është dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit thuhet se është kërkuar të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Edhe pse Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimi për dhunim në rastin kur viktima është e mitur të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim, gjyqtarja Florije Zatriqi, ka gjetur rrethana lehtësuese për të dyshuarin.
Ajo në vendimin e marrë dy muaj më parë kishte arsyetuar dënimin e ulët duke u bazuar në keqardhjen dhe pranimin e fajësisë si dhe në kohën kur ka ndodhur rastin i pandehuri ka qenë 21-vjeçare dhe se tani kanë kaluar 10 vite dhe se ai ka edhe fëmijë.
Në natën kritike, e mitura ishte dhunuar nga 21-vjeçari i dënuar dhe nga dy të mitur. Rasti kishte ndodhur në janar të vitit 2012.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë (tani Gjykata Themelore në Pejë, në qershor të vitit 2012), i akuzuari P.K., ishte dënuar me burgim prej një viti, gjithashtu edhe dy të miturve i ishte shqiptuar burgim për të mitur në kohëzgjatje prej një viti.
Por, Gjykata e Apelit, në vitin 2014 e kishte aprovuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit P.K., dhe të atij F.H., duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe rasti i ishte kthyer gjykatës për rivendosje.
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ka shpallur fajtor P.K., tani 31 vjeçar, në atë kohë 21-vjeç për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”. Ai është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 8 muaj e 8 ditë, duke llogaritur kohën sa ka qëndruar në paraburgim.
P.K., ka qëndruar në masën e paraburgimit nga data 29.02.2012 deri më 06.11.2012. I mituri F.H., në paraburgim ka qëndruar nga data 29.02.2012 deri më 30.03.2012, i mituri A.I., gjithashtu ka qëndruar në paraburgim nga data 29.02.2012, thuhet në aktgjykim, por kohëzgjatja e tij në paraburgim nuk është e shkruar në aktgjykim.
15-vjeçaren e kishin dhunuar tre meshkuj në Gjakovë, dhunuesit iu zbut dënimi në 8 muaj