Dënime të shumta nëpër rrugët e Kosovës, vetëm për një ditë 1200 gjoba
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, e prej tyre 18 kanë qenë me të lënduar.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, Policia e Kosovës po vazhdon me dënime.
Vetëm brenda 24 orëve njësitet patrulluese policore kanë shqiptuar saktësisht 1200 gjoba, raporton FaktePlus.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 26 persona të dyshuar, prej të cilëve 18 janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./FaktePlus