Dëmtohet tubi këto zona mbesin pa ujë në Komunën e Prishtinës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” bën të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat Graçanicë, Çagllavicë, Hajvali, lagjja “Nic”, lagjja “Qëndresa”, lagjja “ Janina”, Veterniku, bizneset përgjatë rrugës Prishtinë-Ferizaj, Mati 1, Aktash 1 dhe 2 si dhe zona qendër.
Nga KRU “Prishtina” thonë se kjo po vie si rezultat i dëmtimit të tubit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali nga investitorë privat.
“Mungesa e ujit të pijshëm do të jetë prezente në zonat e lartëcekura deri në sanimin e gjendjes. Natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit do të jetë e vështirë për sanim në kohë të shkurtër”.
“Kërkojmë ndjesë nga konsumatorët e zonave të lartëcekura, ku dëmtime të tilla nga investitorë privat janë bërë dukuri e përditshme dhe e pashmangshme, pa kurrëfarë përgjegjësie nga ana e tyre ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj institucionit tonë”, thonë nga KRU “Ujësjellësi”. /FaktePlus