Dëmtohet qëllimisht piktura 20-milionëshe
Një burrë është arrestuar në Londër pasi dyshohet se e dëmtoi qëllimisht një pikturë të artistit të famshëm, Pikaso. Ngjarja ndodhi në galerinë e artit “Tate Modern”, ndërsa piktura e dëmtuar e ka vlerën e 20 milionë funteve.
Piktura e vitit 1944, e titulluar “Busti i një gruaje”, është marrë nga vendi ku ishte e varur dhe raportohet se është shqyer pjesërisht.
Sipas zyrtarëve të galerisë, kjo pikturë është punuar në maj të vitit 1944 në Paris, gjatë muajve të fundit të pushtimit nazist.
Policia e Londrës tha se është duke e hetuar rastin dhe në lidhje me të e kanë arrestuar një person.
Në anën tjetër, galeria e ka angazhuar një ekip ekspertësh për ta vlerësuar dëmin që e ka pësuar piktura.