Demolohet një objekt afër hotelit të rrënuar për ta shpëtuar personin nën rrënoja
Fillon demolimi i një objekti afër ish hotel Adriatikut për të arritur tek personi që ka mbetur nën gërmadha
Një pjesë e ish hotelit “Adriatiku” është shembur para pak minutash, ku për pasojë dyshohet se një person është zënë nga gërmadhat.
Në vendin e ngjarjes ndodhen Policia e Kosovës, zjarrfikësit, Drejtoria e Emergjencave, Drejtoria e Inspeksionit dhe Inspektorati i Punës.
Nga pamjet direkte që po i transmeton Veriu.info, shihet se ka filluar demolimi i një objekti afër ish hotel Adriatikut në mënyrë që të krijohet hapësirë për të depërtuar dhe të arrihet tek personi që dyshohet se është zënë nga gërmadhat.