Demi: Po vazhdon degradimi i ndërmarrjeve publike me borde politike
Analisti Agron Demi e ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike, dhe emërimin e anëtarëve të rinj në to.
Kjo pasi, siç shkruan Demi në një postim në Facebook, kjo po bëhet thjesht për të rehatuar anëtarë të partisë në pushtet.
“Një ndër veprimet më të pështira të partive është mbushja e bordeve me anëtarë të partive në pushtet. Bordet duhet të shërbejnë për avancimin e ndërmarrjes, e jo për shlyerjen e borxheve të partive. Andaj, zëvendësimi i bordeve partiake me anëtarë të partisë tash në pushtet, është vetëm vazhdim i degradimit të ndërmarrjeve me metoda të njëjta, përmes emrave të rinj”, ka thënë analisti politik në Institutin GAP, Agron Demi.
Ai nuk ka sqaruar se për cilët emra bëhet fjalë.