Dembele zëvendëson Lukakun në United
Manchester United po llogaritë që ta blejë sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele.
Djajtë e Kuq planifikojnë këtë blerje pasi që Romelu Lukaku është shumë afër që t’i hapet dera e largimit, shkruan Sun.
Vlera e Dembele sillet rreth 40 milionë funta dhe kjo iu përshtatet politikave të klubit për bërjen cak të talenteve premtues mbi emrat e mëdhenj.
Në anën tjetër Lukaku ka qenë i lidhur ngushtë me Paris Saint-Germain pasi kaloi një sezon jo të mirë në Old Trafford.