Delegacioni i Brukselit kthehet sonte – detajet e vizave tregohen në aeroport
Pas rekomandimit pozitiv që ka dhënë Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, delegacioni i Kosovës do të rikthehen sonte në Prishtinë.
Zyra e presidentit njofton se sonte në orën 20:00 në Aeroportin “Adem Jashari”, presidenti Thaçi së bashku me kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe zëvendësministrat Pacolli, Limaj dhe Gashi do të mbajnë një konferencë për media.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, pas kthimit nga Brukseli, do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në komunikatë. /FaktePlus/