Del video e Andit të “Për’puthen” duke u zhveshur
Të premten në emisionin “Për’puthen”, kanë hyrë katër konkurrent të rinj, njeri prej tyre ishte Andi Artani, i cili që në hyrje të tij tregoi për simpatinë ndaj Teas.
Ai është me origjinë nga Kosova, por që ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Andi nuk është i panjohur në rrjete sociale, pasi ai ka një profil në “TikTok”, në të cilin është mjaft i njohur për videot që bën.
Ditën e djeshme, ka publikuar disa fakte që Andi njihej me disa prej vajzave të “Për’puthen”, para se ai të behej pjesë e këtij emisioni.
Andi ka publikuar një video teksa shfaqet i zhveshur, vetëm me të brendshme.