Del në shitje maska që mbulon vetëm hundën kur jeni duke ngrënë
Një maskë antivirus që mbulon vetëm hundën dhe mund të vazhdojë të përdoret gjatë ngrënies dhe pirjes ka dalë në shitje në Korenë e Jugut.
“Kosk”, një kombinim i “ko”, fjala koreane për hundë dhe maskë, është lëshuar nga një kompani e quajtur Atman dhe shitet për 5,99 euro, për një kuti me 10 copë. Maska përbëhet nga dy pjesë, njëra prej të cilave mund të hiqet për të lënë gojën të pambuluar.
Ndërkohë, tri “Maskat e hundës antivirus bakri” të ripërdorshme, të cilat mbulojnë vetëm hundën në çdo kohë, janë të disponueshme në ngjyra të ndryshme për 1,22 euro. Maskat janë krijuar për t’u mbajtur nën një maskë të zakonshme që mbulon gojën, e cila mund të hiqet kur darkoni jashtë ose pini me njerëz të tjerë.
Maskat e pazakonta kanë tërhequr shumë vëmendje në internet, shkruan Guardian.
Megjithatë, disa studime kanë sugjeruar se hunda është rruga më e lehtë për koronavirusin për të hyrë në trup, kështu që mbajtja e një maske hunde mund të mos jetë aq qesharake sa duket.
Rastet e koronavirusit në Korenë e Jugut arritën një rekord prej 22,907 të enjten, pasi kaluan 20,000 për herë të parë të mërkurën, nxitur nga përhapja e variantit Omicron.