Del në shitje fosili i një T-Rex për një shumë astronomike parash
Skelet 68 milion vjeçar i një foshnje Tyrannosaurus rex është listuar për shitje në eBay nga njeriu që e ka zbuluar atë, transmeton FaktePLus
Gjahtari profesionist i fosileve Alan Detrich kërkon $ 2.95 milion (£ 2.26m) për skeletin, të cilin ai e përshkruan si “Baby T-Rex e vetmja në Botë!”
“Ajo ka një trupi 4.5 metra të gjatë dhe një kokë 53 centimatra me dhëmbë shumë të mprehtë! “.
“Ky Rex ishte një mishngrënës i rrezikshëm. Histologjia tregon ekzemplarin të ketë qenë përafërsisht 4 vjeç kur kishte vdekur”, transmeton FaktePlus
Detrich zbuloi skeletin në një tokë private në Montana në vitin 2013. Ai ia dorëzoi atë Muzeut të Historisë Natyrore të Universitetit të Kansasit, ku ai ka qenë në shfaqje që nga viti 2017.
Megjithatë, Detrich ka zemëruar shkencëtarët me vendimin e tij të papritur për të vënë skeletin në ankand.
Shoqata e Paleontologjisë Vertebrore (SVP) ka botuar një letër të hapur, duke shprehur shqetësimin se ky fosil përfaqëson një “pjesë unike të së kaluarës së jetës në planet”./FaktePlus