Deklaron se është pronare e Diellit
Dielli është ylli më i madh i sistemit diellor që na jep dritë dhe ngrohje çdo ditë dhe sipas sensit të përbashkët të njerëzve, nuk ka një pronar. Megjithatë, disa vjet më parë u erdhi një lajm se dikush qenka pronar i Diellit.
Spanjollja, María Ángeles Duran është gruaja që pretendon të jetë pronarja e Diellit, e cila synon se duhet të paguhet për përdorimin e tij.
Ajo posedon një dokument ligjor në të cilin ajo njihet si pronare e Diellit që nga viti 2010. Në praktikë, dokumenti bazohet në faktin se pas miliona vitesh askush nuk e ka pretenduar Diellin si të vetin, kështu që gruaja mendoi se ajo mund të shpallte veten pronare të këtij ylli dhe ia doli mbanë.
Gruaja shpjegoi se ekziston një ligj që i ndalon shtetet të shprehin veten pronarë të yjeve, por asgjë nuk e ndalon një qytetar ta bëjë këtë.
Sapo të merrej pronësia ligjore e Diellit, María Ángeles do të pëlqente të paguhej për përdorimin e saj, por jo për përfitime personale, por 50% e të ardhurave do të paguheshin tek autoritetet tatimore dhe pjesa tjetër do të ishte dhuruar për kërkime dhe njerëzit në nevojë në vendin e tyre të origjinës.