Deklarohen nga AAK dhe Nisma, a po kërkon LDK-ja partner të ri qeverisës
Edhe pse ka tre muaj që kur kanë mbaruar zgjedhjet, vendi akoma nuk ka Qeveri .Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje nuk po arrijnë të dakordohen rreth nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion qeverisës.
Në këto rrethana, në opinion ka filluar të diskutohet si opsion që LDK të përfshihet në negociata me AAK dhe NISMA, për t’i hapur rrugë krijimi të qeverisë.
Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj ka deklaruar se nuk ka informacione rreth ndonjë takimi apo bisedimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Me sa unë jam i informuar në lidhje me këtë temë, jo. Ne po presim që Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti me i formu institucionet. Lideri Ramush Haradinaj e ka thënë se ne si Aleancë jemi për t’i krijuar institucionet, vendi nuk ka nevojë të humbë kohë në këtë drejtim . Ne po presim ç’ka do të ndodhë në përpjekjet për marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe LVV-së”.
Ndërsa nga Nisma Socialdemokrate nuk kanë dashur të prononcohen fare për këtë temë.
Deputeti i kësaj partie Endrit Shala tha se nuk do prononcohet për një temë të tillë.
“Nuk flas për këtë temë” tha shkurt Shala për gazetën blic.
Ndërkohë anëtari i Kryesisë së LDK-së Skender Hyseni i tha sot “Gazeta Blic” se LDK nuk do të lejojë që vendi të futet në bllokadë institucionale.
“LDK do të veprojë konform interesave të vendit, jo atyre personale, siç po vepron tani Vetëvendosje, qytetarët kanë treguar vullnetin e tyre në zgjedhje dhe nuk duhet deformuar ai. Lidhja Demokratike e Kosovës si parti institucionaliste dhe serioze do të angazhohet qe të mos lejohet që vendi të futet në bllkadë institucionale”, u shpreh ai.
Lideri i VV-së Isa Mustafa dhe ai i LVV-së Albin Kurti megjithëse kanë zhvilluar tetë takimeve ndërmjet tyre nuk kanë arrritur të dakordohen për formimin e institucioneve.
Gjatë ditës së djeshme LDK ka dërguar një ofertë të fundit në drejtim të VV-së por nga kjo e fundit ende nuk ka një përgjigje zyrtare.Edhe ndërkombëatrët kanë bërë thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve./FaktePlus