Defekti në gyp lë pa ujë disa fshatra të Gjakovë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se për shkak të një defekti që ka ndodhur në orët e vona të së martës në një gyp që ndodhet në mes të fshatit Fortesë dhe Celinë është ndërprerë uji nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm deri në riparim të defektit
Ujësjellësi i këtij qyteti bën me dije se fshatrat që do të mbesin pa furnizim me ujë të pijes janë ; Fortesë, Celinë, Krushë, Nagavc, Hoqë e Vogël, Piranë, Qëndresë, Bregdri, Krajk dhe Zym
“Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit, janë duke u ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë”, thuhet më tej në njoftimin e KRU”Gjakova”.