Deçanasja Bunny ‘dridhë’ skenën muzikore (Video)
Arbana Lushaj, që ndryshe po njihet me emrin e saj artistik Bunny, një këngëtare e re nga Deçani sapo ka lansuar këngën e parë të titulluar “Drunk”.
Për dallim nga bashkëpunimet dhe procedurat e shumta për realizimin e një kënge, kjo e Arbanës është e veçantë për faktin se është një krijim prodhuar gati i tëri nga vetë këngëtarja duke filluar nga muzika dhe teksti, me producent Gëzim Lazri, Mix&Master nga Lorenc Aliaj dhe natyrisht klipi i cili u mundësua nga një ekip e vogël, për t’ia lënë rrugën e hapur talentit vokal të këngëtares.
Përndryshe, ajo po studion në Akademinë e Arteve, dega muzikë, kjo sepse lidhjen me artin e muzikës e kishte të hershme, pasi që edhe shkollën fillore dhe atë të mesme e kishte përfunduar për kanto.
Deri në ardhjen e këtij klipi, Arbana kishte publikuar në rrjetet sociale të saj disa pjesë të këngëve cover, prej këngëve të shumta shqip dhe anglisht, ku me performancën e saj veçse e kishte fituar dashurinë e fansave, të cilët pa hezitim e besuan dhe “e përqafuan” artin që ajo po e sjell së fundmi.
Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni videoklipin e saj, i cili është një mix i traditës dhe modernes për nga stili, duke krijuar kështu një trend të ri dhe të veçantë që i rri mjaft mirë këngëtares së re deçanase, e cila premton shumë për botën e muzikës.
Për më shumë, dëgjojeni dhe shijojeni këngën e Bunny-t