De Ligt për të ardhmen e tij: Ende s’ka diçka
Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt ende nuk ka bërë një vlerësim rreth së ardhmes së tij në mes të fjalëve që e lidhin atë me kalimin në Barcelonë ose në Premier League.
19 vjeçari pritet që ta lë Ajaxin si kampion në Holandë – me të përfunduar sezoni.
Qendërmbrojtësi ka qenë i lidhur ngusht me një kalim në Barcelonë, Liverpool, Manchester United, por edhe Juventus dhe Bayern Munich.
Megjithatë vet ai ka thënë se ende nuk ka diçka të vendosur.
“Nuk është ende koha që të flasim për të ardhmen time”, ka thënë De Ligt për Fox News.
“Nuk e di nëse do t’i bashkohem Frenkie de Jong [te Barcelona]. Me duhet që t’i analizojë gjërat dhe të shoh gjithçka. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
“Nuk mund të them asgjë. Do të shohim në fundi të sezonit. Ende s’ka diçka”.