De Ligt afër gjigantit italian, do të jetë futbollisti i dytë më i paguar në seria A
Ankandi duket drejt fundit. Ndër palët e interesuara për të, që pritet të gëzojë në fund, mund të jetë Juventusi. Matthijs De Ligt është padyshim një nga elementët më të çmuar të merkatos së kësaj vere. Ai, megjithëse është vetëm 19 vjeç, tashmë ka provuar të jetë një nga qendërmbrojtësit më të mirë të Europës. E pabesueshme, por e vërtetë.
“Zonja e Vjetër”, me rastin e eliminimit nga Liga e Kampionëve në shtëpi, prej holandezëve, e kuptoi se kishte ende nevojë për t’u përforcuar. De Light u identifikua si një nga potencialet më autentike, por për shërbimet e tij ka rivalitet të madh.
Nuk është sekret që Barcelona dhe PSG janë përpjekur shumë muajve të fundit për të siguruar shërbimet e djaloshit holandez. Shumë takime, shumë biseda. Ndërsa faktet mund të jenë ende të “markuara”, në orët e fundit Juventusi e sheh veten në “pole position”.
Kontaktet mes të dyja palëve janë intensifikuar. Menaxheri i zonës sportive të Juventusit, Fabio Paratici, e ka monitoruar gjithmonë nga afër situatën. Dhe tani, pavarësisht se duhet të përballojë një konkurrencë të ashpër, menaxheri nga Piacenza duket se i ka parakaluar të tjerët.
Mediat italiane saktësojnë sot se Juventusi ka zyrtarizuar ofertën prej 70 milionë eurosh te Ajax, pa llogaritur bonuse të tjera të mëdha për suksese të ndryshme. Për vetë De Light nuk mund të jetë ndryshe, tashmë është përgatitur një plan i pasur 5-vjeçar.
Tani është pjesa përfundimtare e operacionit. Juventusi, megjithëse me maturi më të madhe, mendon se mund t’i sigurojë shërbimet e holandezit, falë edhe ndihmës së menaxherit Mino Raiola.
De Ligt, nga ana e tij, është shumë i intriguar nga mundësia për të kaluar te kampionët e Italisë, sepse atje do të kishte garanci aktivizimi dhe mundësi për objektiva të mëdhenj. Me pak fjalë, gjasat janë që të shohim “tym të bardhë”… /FaktePlus