De Gea largohet nga United me shifër qesharake
E ardhmja larg “Old Trafford” për David De Gea. Sipas asaj që shkruan “Sky Sports”, Manchester United është gati që ta shesë portierin spanjoll, që kërkohet nga shumë ekipe dhe mes tyre, edhe PSG që nuk do të ketë më Buffon pas divorcit.
Por, sa është vlera e kartonit të De Geas, kontrata e të cilit skadon verën e vitit tjetër? Sipas “Sky”, United nuk mund të kërkojë më shumë se 22 mln euro, aq sa PSG është gati t’i paguajë.
Frika për ta humbur me parametra zero është e madhe. United pagoi 25 mln euro nga Atletico Madrid 8 vite më parë, teksa këtë sezon De Gea ka pësuar 54 gola në 38 ndeshje, duke u kritikuar jo pak.