David Beckham mori një leje nga Fort Lauderdale, një periferi e Miamit, për të filluar ndërtimin e një stadiumi të ri për klubin e tij.

Inter Miami CF do të luajë në MLS dhe deri atëherë do të përfundojë së ndërtuari stadiumin e ri me vlerë prej 62 milionë dollarëve.

Do të jetë në gjendje të mikprit 18 mijë shikues gjersa kërkesa e anglezit u miratua vetëm gjashtë muaj pasi paraqiti dokumentacionin dhe garancitë financiare.

Stadiumi i Fort Lauderdale do të jetë shtëpia e Interit në vitin 2022, kur klubi do të shkojë në stadiumin spektakolar të Miami Freedom Park, i cili do të jetë në gjendje të akomodojë 25 mijë shikuesish, por do të ndërtohet me një kompleks të tërë hotelesh, qendra tregtare dhe ndërtesave të banimit 800 milionë dollarësh.

Beckham dëshiron të sjellë disa yje evropianë në klubin e ri dhe një prej tyre pothuajse me siguri do të jetë Radamel Falcao, i cili tha se do të donte t’i jepte fund karrierës në SHBA.

Ndryshe, Beckham thuhet se i ofroi Luis Suarezit një kontratë katërvjeçare, por uruguaiani ende nuk ka reaguar.