Daut Haradinaj: Vjosë, reflekto edhe për Autostradën e Dukagjinit
Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj i ka kërkuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit që të reflektojë për autostradën e Dukagjinit.
Osmani tha se autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe se korrupsioni do të ndalet.
Haradinaj u shprehë se autostrada e Dukagjinit do të bëhet me apo pa Vjosën.
Postimi i plotë:
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet!
Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njejtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën./FaktePlus