Daut Haradinaj tregon nëse AAK do ta pranonte Lutfi Hazirin për kryeministër
Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka thënë se për këtë parti nuk është me rëndësi se a do të jetë kryeministër Isa Mustafa, Lutfi Haziri apo dikush tjetër nga LDK.
Ai ka thënë se me rëndësi janë kushtet e vendosura për këtë koalicion.
“Për mu është e parëndësishme kë e nominon LDK. Për ne është shumë e rëndësishme që të jemi OK si qeveri por të kemi edhe ne kushtet, njohja e pavarësisë së Kosovës në kufijtë e 17 shkurtit 2008, janë kryesore, këtu jemi tanë bashkë”, kur është pyetur në rtk lidhur me emrin e Lutfi Hazirit për kryeministër.