Daut Haradinaj: Reciprociteti është veç fjalë
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se është avancim shumë i madh për Vetëvendosjen të ulën në tavolinë me Serbinë të cilët kohë më parë ‘kanë bërë rrëmuja në rrugë’.
Haradinaj ka thënë se si opozitë do të kujdesën që partitë që janë në qeverisje të shkojnë në dialog vetëm nëse ka njohje reciproke nga Serbia.
Tutje ai tha se masa e reciprociteti të proklamuar nga Kurti janë vetëm fjalë dhe se nuk është e qartë se çka është reciprociteti.
“Nuk e kemi të qartë çka është reciprocitet, vetëm si fjalë ka dalë në opinion publik, ndërsa taksa është e qartë, nuk ka treg për Serbinë pa njohje reciproke”, ka thënë Haradinaj në tryezën e organizuar nga KDI për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai thotë se heqja e taksës nga Qeveria Kurti është goditje e madhe për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.
“Hapja e tregut për Serbinë është një goditje e madhe që ja jepim Kosovës 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë”, u shpreh ai.