Daut Haradinaj reagon pas sulmit seksual ndaj një nxënëse në Prishtinë, ka një kërkesë urgjente
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas raportimeve për sulm seksual ndaj një nxënësje ta klasës së parë në Prishtinë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ky rast është alarmi i fundit për të gjithë.
Ai shtoi se duhet të krijohet urgjentisht Policia e kryeqytetit, sipas ligjit për kryeqytetin.
“Rasti i fundit në shkollën Faik Konica, është alarmi i fundit për të gjithë ne! Policia e kryeqytetit duhet te krijohet URGJENTISHT, sipas ligjit për kryeqytetin. Prishtina duhet jetë e sigurt, për të gjithë qytetarët e saj. Shkelja, abuzimi dhe cënimi i çfarëdo lloji, nuk duhet të ketë pardon, rastet e tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, ka shkruar Haradinaj.