Daut Haradinaj: Programi ynë për kryeqytetin është garancë për zgjidhjen e shumë probleme të grumbulluara ndër vite
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot ka vizituar lagjen Kolovicë të kryeqytetit.
Përmes profilit të tij në facebook Haradinaj ka njoftuar se sot ka vizituar familjen e kandidatës për asamble nga AAK, Bukurie Canolli – Ahmeti.
Haradinaj u shpreh se banorët e Kolovicës vuajne ende nga mungesa e çerdheve, probleme me infrastrukturë si dhe mosfunksionimi i transportit publik në atë pjesë.
Sipas Haradinajt, programi i tij për kryeqytetin dhe gjithëpërfshirja në ekipin e para Prishtina janë garancë për zgjidhjen e shumë probleme të grumbulluara ndër vite në Prishtina.