Daut Haradinaj pas tubimit masiv me rininë e Aleancës: Urime fitorja e 14 shkurtit!
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Daut Haradinaj, ka falënderuar rininë e Kosovës dhe atë të komunës së Deçanit pas përkrahjes që ia dhanë sonte Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore.
Përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetin social në Facebook, Daut Haradinaj, ka uruar fitoren e AAK-së të dielën kur edhe mbahen zgjedhjet.
“Faleminderit rini e Kosovës, faleminderit Deçan!
Urime fitorja e 14 shkurtit!
#ForcaeKosovës135”, ka përfunduar Haradinaj shkrimin e tij.