Daut Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë tregon se sa do të zgjatë qeveria e re
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së Daut Haradinaj ka shprehur besimin e tij se një qeveri që krijon shumicën parlamentare është stabile, pasi që sipas tij s’ka rregull tjetër.
”Unë i kam parë diskutimet, por gjithsesi varet edhe nga vendimet, emrat nga ministra, programi, nga trajtimi i situatës me pandemi, më pas pako e stabilitetit ekonomik, marrëveshja me Serbinë”.
”Nëse e cënon sovranitetin e vendit, atëhere s’du të paragjykojë. Unë pa i pa faktet nëse kjo ekizston s’mund të flas e as të paragjykojë, marrëveshja finale me Serbinë garanton se sa do të zgjasë kjo qeverisje”.
”Marrëveshje s’do të jetë shumë e dhimbshme siç kanë fol, nëse e arrijmë liberalizimin e vizave, unë mendoj që është hap i madh, por jo meritë e asaj qeverie e as kësaj, por punë e madhe që është bërë ndër vite”, ka thënë ai për transemetuesin publik.
”Kushdo që e merr mandatin e kryeministrit s’do ta ketë të lehtë. S’mund të paragjykojë për një epilog se sa do të zgjas”.
”Do të jem sa bashkëpunues e ka edhe VV. Mos ta kalojmë se s’është asgjë e përfunduar. Nesër mund të shkojë Kurti t’i thotë presidentit: ”Ja ku i ke 61 plus”.
”Veseli tha se ka pasur ofertë nga VV. Tash jemi në realitet duhet të ecim tutje, pasi Kurti u vetshkarkua. Unë s’kam mendu që kjo qeveri do ta ketë mandatin më të shkurtë”.