Dardan Sejdiu tregon se si shkeli rregullat në trafik dhe u gjobit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu është gjobitur sot në trafik nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Madje nga fotografia kuptohet se ai edhe gjobitjen e ka pranuar duke qeshur.
“Edhe gjobat kanë lezet”, ka shkruar ai, por nuk ka bërë të ditur se çfarë rregulle në trafik e ka thyer që është dënuar.