Dardan Sejdiu thotë se vendimi i BQK’së është koti dhe se favorizon bankat
Ish-anëtari i PSD’së, Dardan Sejdiu, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendimi i BQK-së në lidhje me trajtimin e klientëve me kredi që duhet t’i bëjnë bankat komerciale sipas tij është shpërfaqja më serioze e impotencës që ka ky vend vis-a-vis politikave ekonomike.
“Me këso vendime BQK është duke u siguru që edhe ajo pak ndërmarrësi e prodhim që ka filluar të zhvillohet në Kosovë, t’i nënshtrohet diskrecionit vendimarres të bankave komercial! Pra, profiti bankar karshi ndërmarrjes! Po besoj që është e qartë se për çka do vendosin bankat! Shembuj ka plotë, guxim me vepru duhet!”, ka shkruar ai.
Ai në komente me personat që i kanë komentuar, ka shkruar tutje se ky është një vendim komplet koti i BQK-së. Në fund, Sejdiu u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Vedimi i BQK-së në lidhje me trajtimin e klienteve me kredi që duhet ti bëjnë bankat komerciale është shperfaqja më…
Julkaissut Dardan Sejdiu Maanantaina 16. maaliskuuta 2020