Dardan Berisha kujton Sinanin: Dy vjet pa ty, vëlla
Ylli i Kosovës dhe Pejës, Dardan Berisha, e ka kujtuar ish-basketbollistin e ndjerë, Gazmend Sinanin, në dyvjetorin e vdekjes së tij.
Më 23 qershor të vitit 2018, basketbollisti i njohur Gazmend Sinani – i cili ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës që nga pranimi i FBK-së në FIBA – ndërroi jetë në një aksident komunikacioni.
Sinani, i cili vdiq në moshën 27-vjeçare, e kishte filluar karrierën me grupmoshat e Prishtinës, ndërsa kishte vazhduar më tutje në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.
Në dyvjetorin e vdekjes së tij, basketbollisti i njohur kosovar Dardan Berisha e ka kujtuar ish-kolegun e tij duke e publikuar një fotografi për nder të dyvjetorit të vdekjes së tij, duke e quajtur vëlla.
Fanella e tij me numër 15 është pensionuar te Kosova dhe përveç Sinanit nuk do ta bartë askush më.
Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.