Danimarka rishikon 10,700 vendime gjykate për shkak të dhënave të gabuara nga kompanitë celulare
Gabimet të dhënat e lokalizimit përmes valëve celulare bënë që autoritetet Daneze të rishikonin 10,700 vendime gjykate për të parë nëse të dhënat e gabuara përdorur si prova kanë çuar në vendime të padrejta.
Problemet me të dhënat e vendndodhjes datojnë që prej 2012 dhe ishin si rezultat i dy keqfunksionimeve.
E para kishte të bënte me mënyrën sesi të dhënat nga kompanitë celulare konvertohen në provë nga Policia Daneze ndërsa e dyta është si rezultat i lidhjes të telefonëve celularë me antenat e gabuara celulare.
Rastet ku të dhënat e gabuara u paraqitën ishin një faktor kyç në vendime. Problemet e shfaqura në Danimarkë mund të vënë në dyshim përdorimin e lokalizimit të kompanive celulare në rastet e ardhshme.
Zakonisht avokatët dhe gjykatësit nuk i vënë në dyshim të dhënat sepse mendojnë sepse janë të sakta. Shoqata Daneze e Industrisë së Telekomunikacionit tha se policia duhet të mendohet dy herë përpara se të përdori të dhënat celulare sepse kompanitë e telekomunikacionit bëjnë rrjete celulare dhe jo sisteme mbikëqyrjeje