Danimarka pritet t’i shfuqizojë të gjitha masat anti-Covid
Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen duhet të njoftojë të mërkurën se të gjitha kufizimet e vendosura nga pandemia e Covid-19 do të hiqen në vend deri në fund të janarit, raportoi sot e përditshmja Jyllands-Posten, duke cituar disa burime, shkruan Reuters.
Mediat lokale thonë se të gjitha masat për qytetarët ka të ngjarë të hiqen, megjithëse kufizimet e udhëtimit mund të mbeten në fuqi.
Masat aktuale për ta luftuar përhapjen e Covid-it janë në fuqi në Danimarkë deri më 31 janar.
Local.dk shkruan se Frederiksen ka të ngjarë të njoftojë se Covid-19 nuk bie më në kategorinë që përbën kërcënim kritik për shoqërinë. Ky klasifikim i lejon qeverisë të vendosë kufizime për ta frenuar përhapjen e virusit.