Dallaveret me çmimet e naftës, nesër publikohet vendimi final për kompanitë
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga Valon Përstreshi, kryetar i AKK-së.
“Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se të premten (08.05.2020), në orën 10, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do ta shpalosë vendimin përfundimtar lidhur me rastin që ka të bëjë me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës. Konferenca do të mbahet në ish-objektin e Bankës së Lubjanës, kati i katërt (IV), Rr. Migjeni në Prishtinë. Ju ftojmë ta përcjellni këtë konferencë”
Ndryshe, në muajt e fundit të vitit 2018 çmimet e larta të naftës në vend patën nxitur reagime të shumta të qytetarëve. Dyshimet ishin se kompanitë që operojnë në vend, kishin lidhur një marrëveshje të fshehtë për të ngritur çmimet. Por, atë kohë shoqata e naftëtarëve arsyetohej se në Kosovë çmimet ishin më të ulëta se në rajon.
Konferenca do të mbahet në ish-objektin e Bankës së Lubjanës, kati i katërt, Rr. Migjeni në Prishtinë.
Merr fund “vozitja e lirë” në Kosovë, rriten përsëri çmimet e derivateve