Dalin rezultatet për 95 personat e izoluar në qendrën e studentëve në Prishtinë
Kjo është bërë e ditur nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Sadiku në Facebook ka shkruajtur se grupi në fjalë që sot ka dalë negativ, sot lirohet për në shtëpi.
Postimi i plotë nga Sadiku:
Karantina- COVID19
Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve.
Janë testuar 95 persona 0për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!
Nesër ky grup lirohet në shtëpi!