Dalin rezultatet e deputetëve të Vetëvendosjes për koronavirus
Përhapja e koronavirusit në Kosovë po vazhdon ende. Dje u regjistruan 79 raste të reja, ndërsa numri i të vdekurve deri sot është 52.
Kjo përhapje e shpejtë nuk ka kursyer punëtorët e institucioneve komunale e qendrore.
Të prekur nga ky virus kanë dalë deputeti nga radhët e LDK- së , Arben Gashi dhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Në bazë të kësaj, Kuvendi kishte anuluar të gjitha mbledhjet e mundshme në Kuvend, madje edhe Kryesia e Kuvendit kishte anuluar mbledhjen e saj të rregullt.
Ky institucion ka kërkuar dhe ka disa ditë qenë në pritje për të testuar disa nga punonjësit e saj.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kontaktuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendojse, Rexhep Selimi, i cili ka treguar për rezultatet.
“Të gjithë deputetët nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes kanë rezultuar negativë”, ka thënë Selimi për FaktePlus.
FaktePlus mëson se gjatë testimit të sotëm kanë munguar disa deputetë dhe punonjës, mirëpo nuk dihet se kur do të testohen.
Deri sot, në Kosovë janë regjistruar 2878 raste me koronavirus. Prej tyre 1577 janë shëruar, ndërsa 52 persona kanë vdekur, që sipas IKSHPK- së, të gjithë kanë pasur sëmundje shoqëruese./FaktePlus
Testohen disa deputetë dhe punonjës të Kuvendit, sot priten rezultatet