Dalin rezultatet e analizave për helmimin e 20 nxënësve në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë rezultuar pozitive analizat për helmimin e 20 nxënësve nga fshati Shalë e Lipjanit.
Njëzet nxënës të shkollës fillore dhe asaj të mesme në fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit, ishin helmuar më 6 nëntor të këtij viti.
Nxënësit janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në një “fast food”.
Ndërkaq, policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se mostrat e marra për analiza nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, kanë rezultuar pozitive.
Ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Shale Lipjan 06.11.2021-09:30. Raportohet se me date 06.11.2021 disa nxënës të shkollave të mesme dhe fillore dyshohet se janë helmuar si pasojë e konsumimi të ushqimit në një fast fodd. AVUK ka marrë mostrat dhe i ka dërguar për analiza. Më 29.12.2021 kanë arritur analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive . Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.