Dalin pamjet që ‘konfirmojnë’ se Kim Jong Un iu nënshtrua operacionit në zemër
Mediat botërore vazhdojnë të pretendojnë se Kim Jong Un i është nënshtruar një operacioni në zemër.
Në shfaqjen e fundit, pas 20 ditësh që ishte zhdukuar, diktatori i Koresë së Veriut shihet se ka shenja shpimi me gjilpërë në kyçin e dorës.
Sipas The Sun, kjo fakton se ai ka patur probleme shëndetësore dhe i është nënshtruar operacionit në zemër.
Pas 21 ditë zhdukjeje, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u shfaq në publik, duke përuruar një fabrikë kimikatesh, pikërisht në ditën 1 maj, festën e punëtorëve.
KCNA tha që Kim preu shiritin në ceremoninë e inaugurimit dhe ata që morën pjesë në këtë ngjarje “shpërthyen në brohoritje, duartrokitje dhe thirrjet ” Urra! Për Drejtuesin Suprem …”