Dalin pamjet, Putin pritet të nis pushtimin, rusët vërshojnë drejt kufirit me Ukrainën
Tani, ka detaje të reja nga plani që Moska duket po thur për të ushtruar presion mbi perëndimin dhe NATO-n përmes një goditjeje mbi vendin fqinj. Trupave ruse u është komunikuar se mund të qëndrojnë larg shtëpisë deri në “nëntë muaj” pasi u zhvendosën mijëra kilometra nga lindja e vendit në rajonin kufitar dhe u paralajmëruan të prisnin përfshirje në një konflikt në Ukrainë.
Pamjet satelitore të datës 19 janar tregonin një grup beteje të vendosur në bazën e Voronezhit, me rreshta artilerie e tankesh si dhe pajisje mbështetëse të grumbulluara në Yelnya. Në një kohë kur Perëndimi ka hedhur poshtë kërkesën e Rusisë për të ofruar garanci se Ukraina nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO, analistët thonë se ka shumë çështje sigurie për t’u diskutuar.
“Ka disa gjëra që nuk janë në tavolinë, por ka disa gjëra si dislokimi i raketave në Evropë, si stërvitjet ushtarake nga të dyja palët, si dislokimet e raketave nga NATO ashtu dhe Rusia, stërvitjet ushtarake nga NATO, dhe nga Rusia, këto janë çështje që mund të diskutohen. Dhe nëse Presidenti Putin dëshiron të ulet, të kërkojë një zgjidhje jo të dhunshme, këto janë në tavolinë”, thotë Ëilliam Taylor, i Institutit amerikan për Paqe.
Rusia publikoi pamje filmike të forcave të saj ushtarake duke kryer stërvitje pranë kufirit me Ukrainën. Ekspertët shprehen se Moska ka të ngjarë të pendohet nëse e pushton këtë vend, pasi kjo mund të kthehej në një luftë të gjatë e të kushtueshme.