Dalin pamjet nga arrestimi i të dyshuarit që goditi me veturë 20-vjeçaren në Fushë Kosovë
Sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lënduar rëndë një këmbësore.
Në njoftimin e policisë thuhet se fillimisht nga hetuesit është përcjellje automjeti i dyshuar, derisa ka arrite në një autoservis në Çagllavicë, përcjell Demokracia.com.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
INFORMATË SHTESË
Sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lënduar rëndë një këmbësore.
Fillimisht nga hetuesit është përcjellje automjeti i dyshuar, derisa ka arrite në një autoservis në Çagllavicë.
Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit./Demokracia.com/