Dalin pamjet kur shqiptari goditet për vdekje nga kamioni i plehrave në SHBA
Një 52 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Nju Jersey të SHBA’së, pas një aksidenti rrugor.
Nuri Kaloshi po udhëtonte me motorin e tij Kawasaki në momentin kur është goditur nga një kamion plehrash. Përplasja ka rezultuar fatale për 52 vjeçarin.
I biri i viktimës, bëri një postim prekës për të atin në rrjetin social.
“Për këdo që e lexon këtë, më thyhet zemra të njoftoj se më 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident shumë shkatërrues të motorëve rreth orës 3 të mëngjesit në Rt. 17. Ai për fat të keq humbi jetën. Babai im gjithmonë do të mbahet mend dhe gjithmonë do të dashurohet. Unë të dua shumë Babi dhe e di që po na shikon të gjithëve ne si engjëll që je. Pushofsh në paqe Babi dhe pushoni me Nanën”, ka shkruar ai në profilin personal.
Mediat amerikane raportojnë se ende nuk është dhënë një vendim nga gjykata në lidhje me aksidentin, pasi vijojnë hetimet për të zbuluar se kush ishte fajtor i përplasjes në një kryqëzim të qytetit.