Dalin pamjet e reja, a ishte goli i Llorentes i parregullt (Video)
Manchester City u eliminua nga Tottenham me rezultatin e përgjithshëm 4-4, por që “Gjelat” kalojnë më tej me diferencë golash në fushën kundërshtare.
Gjithsesi skuadra e Pep Guardiola e ka pësuar rëndë nga episodet e dyshimta, ashtu siç ishte edhe goli i tretë i shënuar nga Tottenham, me autor Llorente.
Edhe pse gjyqtari Cüneyt Çakır, e kontrolloi në disa këndë këtë moment në pamjet që iu servirën nga VAR, nuk arriti që të kishte një pamje të qartë që të përcaktonte përfundimisht se sulmuesi e preku topin me dorë para se të shkonte në rrjetë.
The angle the referee DIDN'T see: The ball hits Fernando Llorente's arm as he scores Tottenham’s vital third goal… but the footage wasn't used in the VAR review https://t.co/1B7ssVmmKP pic.twitter.com/hNvxDuq1ae
— MailOnline Sport (@MailSport) April 18, 2019
Një kënd i ri i pamjeve nga prapa portës ka nxjerr në pah qartë se topi e godet fillimisht në krah Llorenten dhe më pas devijohet për të shkuar në rrjetë.
Kjo ka ngritur shumë pikëpyetje të tjera rreth përdorimit efikas të VAR, në situata komplekse. /FaktePlus