Dalin pamjet e para të Golf 8
Ka muaj që qarkullojnë foto të kamufluara të Golf 2020.
Tani, falë përdoruesit të Instagram-it, johannes.vag, i cili publikoi disa foto, mund të shohim gjeneratën e tetë të ikonë së VW pothuajse e “zhveshur” kompletësisht.
Sa i përket stilit, VW është gjithmonë shumë e kujdesshme që të mos luaj shumë me stilin, pasi kuptohet se nuk dëshiron të shkatërrojë një formulë fituese.
Megjithëse, makina shihet se ka një grilë dhe parakolp të ri përpara dhe prapa, dhe drita më të mprehta.
Për një numër të madh blerësish, Golfi ishte (dhe ende është) makina kompakte për t’a pasur.
Ende nuk dihen detaje të specifikuara sa i përket këtij modeli. /