Dalin nga Kuvendi i Kosovës Ambasadorët e QUINT-it
Nuk dihet nëse ka përfunduar takimi mes VV e LDK të cilët ka tre orë që janë futur në objekin e Kuvendit të Kosovës së bashku me ambasadorët e vendeve të QUINT-it
Por Ambasadorët e QUINT-it janë parë duke u larguar nga ambientet e Kuvendit të Kosovës
Madje Ambasadori i Britanis së Madhe Abott ka thënë se nuk kanë ndërmjetësuar në takimin i cili u zhvillua mes VV-së e LDK-së, dhe se nuk kanë dhënë asnjë këshillë, për marrëveshje.
Ndërsa nuk dihet se a është arritur ndonjë marrëveshje mes VV-së e LDK-së pasi që zyrtarë të dy partive vazhdojnë të jenë akoma brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.